Pse Manchester United nuk firmosi me dy yjet e Bayern Munich!

Louis Van Gaal ka konfirmuar se ai ka dëshiruar që të firmosë me Mats Hummels dhe Thomas Muller gjatë periudhës që drejtonte skuadrën e “Djajve të Kuq”.

Dy lojtarët më kyç të bavarezëve, Matts Hummels një qendër mbrojtës tejet i talentuar dhe një mesfushor si Thomas Muller ishin të shumë kërkuarit e Manchester United gjatë verës së 2014 por që nuk arritën ti transferonin në Old Trafford.

Tekniku holandez tregoi se në fund klubi hezitoi për të transferuar Hummels për arsyen që në atë periudhë mbrojtësi gjerman nuk ishte duke kaluar një formë të mirë, ndërsa për Muller ishte komplet çështje tjetër pasi Bayern Munich e kishte bërë të ditur se nuk do ta shiste futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here