E përditshmja italiane “Gazetta Dello Sport” sot ka bërë të ditur se Reina do të transferohet te Milani në fund të sezonit.
Portjeri spanjoll ka bërë të ditur se ky është sezoni i tij i fundit te Napoli, kurse sot mediat konfirmuan se ai ka arritur marrëveshje me Milanin.
Reina do të transferohet në “San Siro” pa marrë parasyshë ardhmërinë e Donnarummës dhe do të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare.
Milan dëshiron që ta mbajë Donnarumman në skuadër dhe të ketë një portjer me eksperiencë pasiqë Storari do ti japë fund karierës së tij në fund të sezonit.
Reina ka pranuar që të jetë portjer i dytë te Milani dhe në merkaton e verës do të transferohet në Milano si lojtarë i lirë.