Arsenal synon Nagelsmann si zëvëndësuesin e Wenger!

Arsenal ka identifikuar trajnerin e Hoffenheim Julian Nagelsmann si një pasues të mundshëm të Arsene Wenger, sipas Daily Star.

30 vjeçari po shihet si një nga trajnerët që premton shumë për të ardhmen pasi që e drejtoi skuadrën e tij Hoffenheim në sezonin e kaluar drejt një kualifikimi surprizë në Champions League.

Kreu i ri i rekrutimeve Sven Mislintat, i cili kohëve të fundit arriti nga Borussia Dortmund raportohet se po e shtyen Nagelsmann që të transferohet tek Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here