Atletico Madrid rinovon me Partey!

Mesfushori i Atletico Madrid Thomas Partey ka rinovuar kontratën e tij aktuale dhe tani me nënshkrimin e ri që hodhi ai do të qëndrojë tek “Los Colchoneros” deri më 2023.

Prodhimi i akademisë së skuadrës nga Madridi dalëngadalë arriti që të bëhej lojtar i pazëvëndësueshëm në formacionin e Diego Simeones.

“Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën me klubin e jetës time, shpresojë që të qëndrojë këtu edhe për shumë vite që të ndihmojë skuadrën” u shpreh futbollisti në konferencë për shtyp.

“Unë mundohem dhe punojë shumë, nuk është lehtë që të jesh në skuadrën e parë dhe unë jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”- përfundoi Thomas Partey.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here