Mashtrimi më i madh në futboll: E paguajtën 42 milionë euro, kurse tani e shkarkojnë

Futbollisti kolumbian Jackson Martinez nuk është më pjesë e Guangzhu Evergrande, pasiqë klubi kinez ka vendosur që ta ndërpresë kontratën me të.

Një vendim i tillë ishte i pritur pasiqë Fabio Canavaro nuk e futi në listën e lojtarëve për starting e superligës.

Martinez u transferua në Kinë në vitin 2016 nga skuadra e Atleticos për 42 milionë euro, por që nga fillimi ishte e qartë se ai nuk do të adaptohet në Kinë.

Ai pati probleme me lëndime dhe luajti vetëm 16 ndeshje ku shënoi 4 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here