Nainggolan tregon përse refuzoi Chelsean!

Radja Nainggolan ka treguar arsyet pse ka refuzuar vazhdimisht ofertat që i vinin nga Chelsea dhe preferoi më mirë qëndrimin tek skuadra e Romës.

Duke e stabilizuar emrin e tij si një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë për momentin ai ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave europiane.

Skuadra londineze e Chelseas ka udhëhequr garën për të marrë shërbimet e belgut, ku përflitej shumë për një transferim në janar në Stamford Bridge por që nuk kishte asgjë të vërtetë në këtë lajm.

Por Nainggolan i ka mohuar të gjithë zërat duke deklaruar se nuk dëshiron asnjë lëvizje jashtë Serie A.

“Preferojë të qëndrojë ku ndihem mirë, nëse paraja do të ishte prioritet atëherë do të ndërroja shumë klube dhe paga ime do të ishte rritur, por unë dua që të jetojë mirë”- deklaroi në fund Radja Nainggolan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here