Adoleshenti shumëdimensional akoma jeton me nënën e tij, por disa nga klubet më të mëdha evropiane janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij herët apo vonë.
Skuadra e Lyon duket se pothuajse se çdo vit duhet të marrë një talent nga skuadra e të rinjve dhe ta fusë në skuadrën e parë.
Houssem Aouar është lojtari që mesa duket këtë vit do të fitojë një vend me skuadrën e parë të Lyon.
Ai ka bërë debutimin e tij në prill në humbjen 2-1 ndaj Monacos dhe që atëherë ka zënë një vend të rëndësishëm në skuadrën e Bruno Genesios duke bërë që të qëndrojnë në stol lojtarë si Memphis Depay dhe Jordan Ferri.
Nuk ka kaluar pa u vërejtur kjo formë e shkëlqyer e futbollistit nga gjiganti evropian Barcelona, e cila gjatë kësaj vere po mendon të bëjë një ofertë për adoleshentin e Lyon.