West Ham hyn në garë për Evans!

West Ham i ka hyrë garës për qendër mbrojtësin e West Brom Jonny Evans dhe do të tentojë që ta transferojë lojtarin gjatë kësaj vere, sipas The Mirror.

Arsenal gjatë janarit dështoi që ta transferonte lojtarin në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërsa lojtarin për largimin nga West Brom ka një klauzolë prej vetëm 3 milionë funta.

Të interesuara për lojtarin e kombëtares irlandezo-veriore janë edhe skuadrat e Everton dhe Leicester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here