100 milionë euro për Balotellin!

Agjenti i tij Mino Raiola deklaroi se sulmuesi i Nice është gati për tu rikthyer në Itali por ka edhe skuadra nga Anglia të cilat janë të interesuar për lojtarin.

Mario Balotelli vlen 100 milionë euro dhe është i gatshëm që të rikthehet në Itali ose Angli, deklaroi Mino Raiola.

27 vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni te Nice ku në 29 ndeshje ka shënuar 21 gola.

Balotelli ka kaluar 2 sezone të mrekullueshme në Ligue 1, por mesa duket rikthimi në Itali ose në Angli duket shumë i mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here