Conte: Tani është koha e duhur për ta siguruar kualifikimin në Champions League

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, ka dhënë vetëm lëvdata për skuadrën e Manchester Cityt duke thënë se është e vështirë të gjenden pika të dobëta në skuadrën e Cityt.

“Mendoj se duhet të japim lëvdata për Manchester Cityn, për shkak se këtë sezonë janë fantastik. Është shumë e vështirë të gjesh dobësi në këtë skuadër. Po luajnë në mënyrë fantastike, kurse edhe marrëdhëniet mes skuadrës dhe menaxherit janë të shkëlqyeshme. Kjo të jep liri të punosh mirë”, ka deklaruar Conte.

“Blutë e Londrës” kanë nevojë për pikë që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, kurse Conte mendon se tani është momenti i duhur për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Për ne tani është momenti që ta sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk është aspak e lehtë. Ka skuadra të forta dhe duhet të jemi të përgatitur për duele të forta. Duhet ti gjejmë pikët e dobëta të kundërshtarëve dhe ato janë shumë të rralla. Duhet të kemi kontinuitet, të fitojmë në çdo ndeshje”, ka përfunduar Conte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here