Milan përgatit 30 milionë euro për talentin brazilian

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Milan është e interesuar për talentin brazilian Lincoln i cili luan për skuadrën e Flamengos.

17-vjeçari njihet si njëri nga futbollistët më premtues në Amerikën Jugore, kurse me paraqitjet e tij në Botërorin për U-19 ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane.

Lincoln ka disa paraqitje me skuadrën e parë të Flamengos dhe tani më është në shënjestrën e disa klubeve europiane.

Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2020, por Milan është gati që të ofrojë 30 milionë euro dhe ta fitojë konkurencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here