Milinkovic-Savic më i mirë se Pogba!

Mateja Kezman beson se tani Sergej Milinkovic-Savic është një lojtar më i mirë sesa Paul Pogba dhe parashikoi se ai do të bëhet një lojtar akoma më i kompletuar dhe të garojë për Topin e Artë.

Milinkovic-Savic për momentin është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë ku për të interesim kanë shfaqur Manchester United dhe kampionët e Champions League Real Madrid.

Agjenti i futbollistit ka treguar se ka një interesim shumë të madh edhe nga skuadra franceze e Paris Saint Germain ndërsa lojtari akoma nuk ka deklaruar asgjë për këto interesime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here