Neymar i thotë lamtumirë Parisit-përgjithmonë?

Tensionet midis Neymar dhe PSG janë zmadhuar, kurse e përditshma “L’Equip” sot në faqen e saj të parë ka shkruar se po i vjen fundi bashkëpunimit mes Neymarit dhe Parisit.

“L’Equip” në faqen e saj të parë sot ka shkruajtur “Lamtumirë Paris” me një foto të madhe të Neymar.

Megjithatë një lajm i tillë është me dy kuptime pasiqë Neymar është në Brazil për të kryer operimin e tij dhe do të kthehet në Paris në fund të sezonit, por mundet edhe mos të rikthehet në skuadër.

E përditshmja franceze shkruan se shumica e lojtarëve janë kundër Neymar. Ekziston përçarje në skuadër pasiqë disa futbollist nuk janë të kënaqur me privilegjet e Neymar.

Klubi i PSG nuk u pajtua që Neymar të operohej, kurse disa burime bëjnë të ditur se Al Khelaifi ka pasur një zënkë me babain e Neymar.

E gjithë kjo ka bërë që të shtohen spekulimet për largimin e Neymarit nga Parisi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here