PSG dëshiron që fitoren tja dedikojë Neymarit!

Edhe pse kanë një lojë në Ligue 1 kundër Troyes, trajneri i PSG Unai Emery duket se është duke menduar që tani për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Real Madridit.

Këtë fitore Emery dëshiron që skuadra tja dedikojë brazilianit Neymar i cili u dëmtua ditë më parë dhe mësohet se këtë sezon nuk do mund të paraqitet më por gjithashtu është në dyshim edhe për botërorin që do të zhvillohet në Rusi.

Unai Emery para mediave u shpreh shumë i sigurtë që skuadra e tij mund ta fitojë këtë ndeshje dhe të kualifikohet për raundin e ardhshëm.

Njëri prej lojtarëve që mund të bëjë diferencën është Angel Di Maria i cili po kalon një formë të mirë kohëve të fundit dhe do ta tundonte shumë ideja që të shënonte kundër ish skuadrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here