PSG sqaron gjendjen e Neymar!

Tashmë është zyrtare, Neymar do të operohet dhe do të mungojë të martën e ardhshme ndaj Real Madridit në Champion League.

Lajmi është njoftuar nga PSG, e cila njofton se Neymar do të udhëtojë drejt Brazilit, atje edhe ku do të operohet.

“Stafi mjekësor i PSG-së në bashkëpunim me atë të Kombëtares së Brazilit kanë vendosur: Në marrëveshje me lojtarin është vendosur që të shkohet me opsionin e operimit.

Neymar do të operohet në Brazil nga Dr.Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant i PSG-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës franceze.

Pas operimit, Neymarit do t’i duhen rreth dy muaj që të rikthehet në formën optimale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here