Bellerin nuk është i lumtur në Londër-Juventus përgatitë ofertën për të!

Hector Bellerin dy vitet e fundit njihet si mbrojtësi i djathtë më i mirë në europë, por sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit do të largohet nga “Emirates”.

Bellerin edhe pse e ka rinovuar kontratën është i gatshëm të largohet nga Arsenali, për shkak të situatës jo të mirë në skuadër.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një situatë të tillë është i gatshëm ta shfrytëzojë Juventus duke ofruar 45 milion euro për të.

Megjihtatë “Zonja e Vjetër” vështirë se do të arrijë të sigurojë shërbimet e tij, pasiqë shumë skuadra janë të interesuara për të.

Për spanjollin interesim të madh ka treguar edhe Barcelona, Real Madrid,PSG dhe Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here