Dembele zbulon: Gjiganti anglez ka tentuar ta trasnferojë atë para Barcelonës

Ousmane Dembele u transferua te Barcelona verën e kaluar nga skuadra e Borussia Dortmund.

Dembele para se të transferohej te Barcelona ka tentuar në çdo mënyrë që mos të mbetet te Dortmundi, duke mos shkuar në stërvitje dhe në fund duket se e arriti qëllimin. Megjithatë Dembele ka zbuluar se për të është interesuar për dy vite me rradhë skuadra e Liverpoolit.

“Kur u largova nga Renes, bisedova me Dortmund, Barcelonën dhe Liverpoolin. Atëherë e refuzova Barcelonën pasiqë ishte herët të transferohesha atje. Por kur më kontaktuan prap nuk mundesha ti thoja jo. Kërkova nga kryesia e Dortmundit që të largohem nga klubi pasiqë nuk mund ti thuash dy herë jo Barcelonës. Liverpooli gjithashtu më kontaktoi prap, por nuk isha i interesuar”, ka zbuluar Dembele.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here