Futbollistët e Liverpoolit kanë keqpërdoruar seksualisht vajza të reja!

Liverpool është në qendër të vëmendjes në Angli, pasiqë janë paraqitur akuza për keqpërdorim seksual.

Për këtë kanë nisur hetime rreth dy futbollistëve të rinjë të Liverpoolit.

Mediat angleze shkruajnë se futbollistët janë të akuzuar për keqpërdorim të vajzave të reja në shkollën e mesme “Rainhill”.

Nga shkolla zbulojnë se njëri nga futbollistët, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka keqpërdorur një vajzë 11 vjeçare.

Liverpool menjëherë ka bërë një njoftim ku nuk komentoi rreth çështjes së hetimeve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se shkolla ‘Rainhill’ ankohet për futbollistët e tonë të rinjë. Klubi do të lejojë që shkolla të vazhdojë me hetimet dhe në rast se vëretohet një gjë e tillë ne do të ndërmarrim masa, kurse nëse nuk vëretohet asgjë ne do të përmbahemi nga çdo koment i tepërt”, shkruan në njoftimin e Liverpoolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here