Kokëdhimbje të reja për Allegrin para derbit me Lazion

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është në probleme para ndeshjes së sotme kundër Lazios. 

Juventus dhe Napoli janë në garë për titullin. Por sot “Zonja e Vjetër” sot do të ketë një përballje të vështirë kundër Lazios në Romë.

Por Allegri është në vështirësi për shkak të lëndimeve me futbollistët e tij. Bernardeschi, Higuain, Mandzukic dhe Guadrado nuk do të jenë në dispozicion të Juventusit.

Ndoshta Allegri do të mund ta aktivizojë Mandzukicin pasiqë Juventus javën e ardhshme do të përballet me Tottenham. Ashtu siç po qendrojnë gjërat pritet që Paolo Dybala do të jetë në krye të sulmit të Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here