Më në fund lajme të mira për Zidane

Real Madrid sot do të përballet me Getafen, por madrilenët janë duke u përgatitur për ndeshjen kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane nuk do të ketë në dispozicion Modric dhe Kross kundër PSG, por mund të llogarisë në Marcelon.

Braziliani u lëndua para dy javëve  dhe ishte në pikëpyetje për ndeshjen kundër PSG, por sot do të rikthehet në skuadër dhe do të jetë i gatshëm për Parisin.

Zidane shprehi keqardhje që Neymar nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit.

“Sinqerisht më vjen keq për Neymar, por PSG ka skuadër të mirë edhe pa të. Nuk e di a do ta kemi më të lehtë pa Neymar, por e di që futbollisti që do të luajë në vend të tij është gjithashtu klas”, ka deklaruar Zidane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here