Raiola flet rreth konfliktit eventual mes Mourinhos dhe Pogbas

Agjenti Mino Raiola, përsëri ka shqetësuar publikun me deklaratat e tij rreth Donnarummës dhe Pogba.

Raiola ka deklaruar se Donnarumma sipas tij duhet të largohet nga Milani në fund të sezonit, kurse pastaj foli rreth konfliktit eventual mes Pogbas dhe Mourinhos.

“Unë nuk jam taxi për ti dërguar njerëz në vende të ndryshme. Megjithatë nëse futbollistët e mi kanë probleme me klubet e tyre, do të gjejë zgjidhje për ta. Nuk ka konflikt mes Pogbas dhe Mourinhos.Pogba dëshiron të fitojë trofe me Manchester United”, deklaroi Raiola.

Raiola u pyet se a dëshiron që të bëhet agjent i Mauro Icardit.

Icardi është një futbollist interesant, por nuk kam marrëdhënie me të dhe me gruan e tij. Ajo është agjent i tij dhe këtë duhet ta kemi parasyshë. Unë vetëm kam kontaktuar me ta për ti shpjeguar se zërat nuk vijnë nga unë. Po më lidhin edhe me Paolo Dybala, por nuk është e vërtetë”, ka përfunduar Raiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here