Suso zbulon: Refuzova Interin, jam i lumtur te Milani

Vetëm një ditë para derbit mes Milanit dhe Interi, Suso ka ndezur atmosferën edhe më shumë. 

Spanjolli ka zbuluar se Spaletti ka dashur ta trasnferojë atë te Interi.

Megjithatë Suso ka refuzuar ofertën dhe ka vendosur që të qendrojë te Milani

“Verën e kaluar Inter dërgoi ofertë për mua. Atëherë unë e ndërrova agjentin dhe ata biseduan me të. Nuk e di si ka reaguar Milani, për ofertën e tillë, por dëshira ime ishte që të qëndroja në skuadër dhe vazhdova kontratën. Jam i lumtur te Milani dhe dua të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur”, ka deklaruar Suso.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here