City i bashkohet garës për talentin e Fulham!

Manchester City, Manchester Unitedh dhe Tottenham janë së bashku në garë për të siguruar shërbimet e talentit të Fulham Ryan Sessegnon, raporton The Sun.

17 vjeçari i shkathët ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni me skuadrën e Fulham duke bërë që emri i tij të përmendet tek klubet më të mëdha angleze ku përflitet edhe për një transferim prej 40 milionë funtash.

Manchester City duket më në favor për ta siguruar këtë transferim për shkak të politikës që ka ndaj talenteve të rinj dhe kushteve financiare dhe Guardiola njihet si trajner që këta lloj lojtarësh nuk i lë të shpëtojnë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here