De Biasi nuk mohon rikthimin në Shqipëri!

Më parë ishte maniak dhe përkujdesej në detaje për lojtarët që kishin sadopak lidhje me Shqipërinë. Mirëpo, sot është krejtësisht ndryshe.

Gianni De Biasi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon se sot i ndjek fare pak legjionarët, madje skuadrën më së shumti sesa individët.

Është krejtësisht diplomat dhe thuajse e heq veten si fare i painformuar me çfarë ndodh me kuqezinjtë, kur pyetet edhe për ish-“besnikët” e tij që rrezikojnë të humbin gradat në kombëtare, porse ka ndjekur nga stadiumi gjysmëfinalen mes Juves dhe AtalantësBerishës.

Komenton paraqitjet e kuqezinjve të portës, por nuk harron të japë edhe një recetë shkëlqimi për Sadikun La Liga.

Në fund, teksa injoron të gjitha lajmet e mediave italiane për skuadra të interesuara rreth tij, di të japë SMS në vendin e duhur në Shqipëri: “Rikthimi? Mund të jetë një ide në të ardhmen”, shprehet tekniku.

Ai bën edhe batutë, i pyetur kë zgjedh mes Strakoshës dhe Berishës

Ekipi nis nga porta, dy gardianët shqiptarë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Çfarë do të thotë kjo?

Që janë pjesë e skuadrave të mira, e për këtë arrijnë edhe gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ama, ishin vendimtarë të dy dhe bënë maksimumin për finalen…

Të mërkurën isha në Torino dhe e pashë Etritin që bëri një paraqitje të mirë, duke shpëtuar një gol të sigurt përballë Mandzukiç fare pranë portës dhe më pas pësoi një gol nga penalltia, ku nuk mund të bënte asgjë.

Për fat të keq, Strakosha u eliminua nga penalltitë dhe më vjen keq për të, për faktin se u përball me një skuadër që për momentin është mirë. Mirëpo, edhe Lazio është duke luajtur në kampionatin italian, shumë, shumë mirë dhe ka një pozitë të jashtëzakonshme në klasifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here