Liverpool duket se do të rivalizojë me skuadrën e Manchester United për mesfushorin e Nice Michael Seri, raporton The Mirror.
Jose Mourinho ka disa rezerva për futbollistin nga Bregu i Fildishtë por akoma po mendon për një transferim të tij, ndërsa Liverpool mendon se ai mund të jetë një lojtar i mirë për skuadrën e tyre.
Michael Seri ishte shumë i kërkuar dhe gjatë janarit por asgjë konkrete nuk u arrit për futbollistin gjë që shtyen të gjithë tentativat për ta transferuar atë në verë.