Manchester United i ofron kontratë rekord De Geas!

Manchester United është e gatshme që ta bëjë David De Gean portierin më të paguar në botë duke i ofruar një kontratë rinovimi me pagë prej 350,000 funtash në javë, raporton Daily Star.

Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle po përflitet shumë për një transferim të bujshëm tek Real Madrid gjatë verës dhe “Djajtë e Kuq” janë të vendosur që ti ndalin këto zëra.

De Gea është në Old Trafford që prej vitit 2011 dhe kontrata aktuale i skadon në 2019 por ka mundësinë e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here