Presidenti i Fiorentinës: Gjithçka ishte bërë gati, Astori nesër do të nënshkruante kontratën e re

Italia dhe e gjithë bota e futbollit u trondit për lajmin tragjik të vdekjes së futbollistit të Fiorentinës, Davide Astori.

Në media pas vdekjes  tragjike doli edhe presidenti i Fiorentinës. Andrea Vale ka zbuluar për mediat se Astori nesër do të nënshkruante kontratën e re me klubin.

“Me të vërtetë është e vështirë ta përjetojmë këtë tragjedi. Ngushllimet e mia familjes së tij dhe të afërmve të tij. Me keqardhje të madhe po ju zbuloj se Astori nesër duheshte ta nënshkruajë kontratën e re me klubin. Me të vërtetë jam në shok, ishte një njeri i mirë si në fushë ashtu edhe jashtë asaj”, ka deklaruar Vale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here