Real Madrid flet për çështjen Kane!

Real Madrid duket se ja ka bërë të qartë skuadrës së Tottenham se nuk do të paguajë më shumë se 150 milionë euro për Harry Kane, raporton Don Balon.

Spurs mesa duket do të kërkojnë plot 200 milionë euro për sulmuesin e tyre më në formë për momentin, por Real Madrid mund të kërkojë në skuadra të tjera për një sulmues në qoftë se Tottenham nuk e ul çmimin për anglezin.

Një emër tjetër që po lakohet shumë për një transferim tek Los Blancos është sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski i cili ka emëruar Pini Zahavin si agjentin e tij vetëm që ta bëjë të mundur këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here