Samuel Umtiti ka arritur marrëveshje me një klub tjetër!

Mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës Samuel Umtiti duket se ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën angleze të Manchester United e cila po negocion për një transferim gjatë verës për francezin, supozon Diario Gol.

Samuel Umtiti ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, shumë e cila mund të përballohet fare lehtë nga Manchester United dhe Jose Mourinho është shumë i vendosur për ta sjellë Umtitin në skuadër.

Shkak për tu larguar nga Barcelona për Umtitin mund të bëhet paga pasi katalanasit nuk janë të gatshëm që ti rrisin pagën lojtarit sipas kërkesave të tij ndërsa “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë gjë që mund ti shpërblejë me një nga mbrojtësit më të mirë për momentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here