Shtyhen ndeshjet e Serie A!

Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të javës së 27 të Serie A italiane si shkak i vdekjes së italianit, Davide Astori. Në moshën 31 vjeçare në gjumë ka vdekur kapiteni i Fiorentinës dhe lojtari i Kombëtares së Italisë, Davide Astori.

Për shkak të kësaj tragjedie, Federata Italiane ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme.

Por, më pas është vendosur që të shtyhen të gjitha këto takime, për shkak të gjendjes emocionale të futbollistëve dhe tifozëve.

“Të tronditur nga lajmi tragjik. E gjithë familja e Serie A i shpreh ngushëllime familjes së Davide Astori dhe skuadrës së Fiorentinas. Të gjitha ndeshjet e planifikuara sot janë shtyrë si shenjë zie. Lamtumirë Davide”, thuhet në njoftimin zyrtar të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here