Wilder kërcënon Joshuan!

Doentay Wilder ka fituar me nokaut në raundin e 10 ndaj kubanit, Luis Ortiz, duke mbrojtur kështu titullin e WBC.Boksieri amerikan, Doentay Wilder ka paralajmërua kampionin e botës, Anthony Joshua, duke thënë se është gati për t’u rrahur me të.

Ai thotë se është njeriu më i keq në planet dhe dëshiron që të unifikojë të gjithë titujt e peshave të rënda në boks.

“Unë tashmë jam gati. Kam thënë gjithnjë se dua t’i unifikojë titujt. Jam gati kur do që këta djem janë gati. Unë jam njeriu më i keq në planet dhe këtë e dëshmova sonte”, tha Wilder pas fitores ndaj Ortiz.

“Shumë shpejtë do të jetë vetëm një kampion, një fytyrë, një emër, do të jetë vetëm Deontay Wilder. Nuk është se sa muskuj keni, por rreth zemrës”, u shpreh ai në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here