Alves për vdekjen e Astorit:”Mijëra fëmijë po vdesin çdo ditë”

Ish-lojtari i Juventusit, Dani Alves, i shpreh ngushëllime familjes së Astorit por thotë se “mijëra fëmijë vdesin çdo ditë, edhe ata janë po kaq të rëndësishëm”.

Bota e futbollit është tronditur pas vdekjes së Astorit të dielën, por pavarësisht se shprehi ngushëllimet e tija, Alves e pranoi se nuk u pikëllua si shokët e tij dhe iu duk absurde që mbrojtësi mori më shumë vëmendje sesa ajo që po ndodh çdo ditë në botë.

“Nuk u prekëm aq sepse nuk e njihnim atë mirë”, tha mbrojtësi gjatë një konference për shtyp të Champions League, për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here