Klubi francez i Bordeaux gjatë janarit kishte refuzuar një ofertë prej 42 milionë euro për lojtarin e shumë kërkuar Malcom, transmeton Bild nëpërmjet Sports Illustrated.
20 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane me paraqitjet që po bën në Francë me Bordeaux dhe vetë futbollisti e ka pranuar se sezonin e ardhshëm dëshiron të transferohet te ndonjë klub tjetër.
Arsenal për të siguruar shërbimet e brazilianit gjatë verës ka shumë punë për të bërë pasi që nuk është e vetmja skuadër që po e kërkon futbollistin pasi klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër janë në garë për të.