Dembele sqarohet për të ardhmen!

Ousmane Dembele as nuk është duke e menduar një largim nga Barcelona pavarësisht interesimit të madh që ka shfaqur skuadra e Arsenal.

Dembele po kalon një sezon të parë të vështirë pas transferimit tek Barcelona nga Borussia Dortmund për shkak të dëmtimeve që pësoi që e lanë disa muaj jashtë fushës së blertë.

Arsenal janë të gatshëm që gjatë verës të bëjnë një ofertë për francezin, por Dembele mesa duket është i vendosur që të ketë një karrierë të suksesshme tek Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here