Martinez gati për të kryer testet mjekësore tek Inter!

​Lautaro Martinez është gati që të kryej testet mjekësore me skuadrën italiane Inter.

Inter dhe Racing Club kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez.

Sipas Sport Mediaset, lojtari është gati dhe pritet të kryej testet e para mjekësor në Argjentinë, para se të kryej testet tjera gjatë korrikut në Milano.

Inter për shërbimet e argjentinasit do të paguajë 20 milionë euro, i cili shihet si zëvendësues i Mauro Icardit, i cili po kërkohet nga Real Madrid.

Martinez këtë sezon ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here