Tare u kërcënua më herët nga tifozët e Lazios për shkak të Astorit!

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori la të shtangur botën e futbollit, e posaçërisht ata të futbollit italian.

Astori para se të transferohej së pari te skuadra e Romës, kishte qenë lojtarë i kërkuar edhe nga ekipi tjetër romak, ai i Lazio-s.

Në fakt, kishte qenë personalisht drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, i cili ishte angazhuar për ta sjell në “Olimpico” Astorin, mirëpo ky i fundit kishte preferuar rivalët e tyre të Romës.

Ky dështim i Tares, kishte zhgënjyer shumë tifozët ultras të Lazio-s, të cilët madje e fajësuan ish-sulmuesin shqiptarë për mos arritjen e marrëveshjes dhe kjo bëri që Tare të merrte mesazhe kërcënuese nga ultras-it e Lazio-s.

Kërcënimet kishin shkuar aq larg, saqë Igli Tare ishte detyruar ta ndryshonte numrin e tij të telefonit, e madje kishte menduar edhe për dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të skuadrës romake.

Mirëpo, në këtë mes kishte hyrë bordi i Lazio-s për të qetësuar gjakrat dhe Tare me lëvizjen e radhës, transferimin e mbrojtësit holandez Stefan De Vrij, ktheu përsëri besimin e të gjithëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here