Tottenham të interesuar për lojtarin e Leverkusen!

Tottenham po konsiderojnë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Bayer Leverkusen Jonathan Tah, ku londinezët e shohin atë si zëvëndësuesin ideal të Toby Alderweireld, supozon Mirror.

E ardhmja e Alderweireld tek Tottenham Hotspur është në dyshime dhe mendohet se londinezët gjatë verës mund ta shesin lojtarin tek Manchester United pasi që një marrëveshje për një kontratë të re dështoi për tu arritur.

Përfaqësuesi i kombëtares gjermane është vëzhguar disa herë këtë sezon nga Tottenham, ku kartoni i lojtarit vlerësohet diku rreth 35 milionë funta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here