Wenger e ka gjetur skuadrën e tij të re!

Arsene Wenger është nën një presion mjaftë të madh tek skuadra e Arsenal për shkak të rezultateve të dobëta dhe është pranë shkarkimit, por një klub tjetër nga Anglia ka shfaqur interesim për të.

Skuadra e Everton po përgatit një transferim shokues për të transferuar trajnerin aktual të “Topçinjëve“.

Wenger duket shumë pranë shkarkimit për shkak se për vitin e dytë rradhazi nuk po arrin që të kualifikohet për në Champions League, dhe e vetmja shpresë këtë sezon është nëse e fitojnë Europa Leaguen.

Sam Allardyce është gjithashtu nën një presion të madh tek Everton dhe presidenti i klubit Farhad Moshiri beson se Wenger është njeriu i duhur për pankinën e skuadrës së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here