Asgjë më nuk do të jetë e njejtë: Ndryshime të mëdha në Serie A

Federata e futbollit të Italisë ka paralajmëruar ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Sipas shembullit të anglezëve, periudha e transferimit në Itali do të mbyllet 24 orë para fillimit të kampionatit, me 18 gusht.

Sezoni i ardhshëm në Serie A do të fillojë me 19-gusht, kurse më 12 gusht do të luhet Superkupa e Italisë.

Gjithashtu do të zhvillohen ndeshje për Krishtlindje, e njohur si “Boxing Day”. Në Serie A do të zhvillohen ndeshje në datat 22,26 dhe 30 dhjetor kurse pas vitit të ri do të ketë pushim deri në 20 janar.

Për dallim nga anglezët, italianët kanë shkurtuar edhe merkaton e dimrit e cila do të mbarojë me 19 janar, pasiqë kampionati do të vazhdojë me 20 janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here