Casillas rikthehet në Spanjë

Portjeri legjendar Iker Casillas në fund të sezonit do të largohet nga Porto, por me siguri do të mbetet në Europë.

E përditshmja portugeze “A Bola” ka bërë të ditur se Casillas mund të rikthehet në Spanjë pasiqë interesim serioz për të ka treguar skuadra e Betisit.

Klubi spanjoll i ka ofruar atij kontratë, mirëpo spanjolli ka oferta edhe nga MLS.

Kryesia e Portos ka bërë të ditur se Casillas në fund të sezonit do të jetë lojtarë i lirë pasiqë klubi nuk do ti ofrojë atij kontratë të re.

Mediat bëjnë të ditur se Casillas dëshiron të mbetet në Europës dhe prandaj gjasat për tu transferuar te Betisi janë shumë të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here