Çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes para Brighton? Bellerin kërkon largimin

Futbollisti spanjoll, Hector Bellerin verën e kaluar pati mundësinë të transferohej te Barcelona, por Wenger e bindi atë që të qëndronte në “Emirates”.

Katalanasit kanë qenë të gatshëm që ta transferonin atë por ai në fund vendosi të qëndrojë te Arsenali.

Sipas mediave angleze, Bellerin ka kërkuar nga kryesia e klubit që të largohet në fund të sezonit. Sipas spekulimeve Bellerin ka pasur një konflikt me Wengerin dhe për këtë shkak ai ishte në stol kundër Brighton.

Barcelona nga ana tjetër është e gatshme ta transferojë atë pasiqë nuk janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Semedos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here