Ja si do të luajë PSG sonte kundër Realit

PSG sonte do ta luajë ndeshjen e sezonit në Parkun e Princave.

Francezët do të duhet ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë 1-3 për tu kualifikuar më tej.

PSG nuk do të ketë në dispozicion Neymarin, braziliani u lëndua dhe do të mungojë për 6 javë. Megjithatë PSG edhe pa Neymar mund ti shkaktojë probleme Realit.

Në vend të Neymar pritet që të luajë Di Maria i cili është në formë të mirë. Argjentinasi do të luajë në krahun e djathtë kurse Mbappe nga krahu i majtë në vendin e Neymar, kurse Cavani do të luajë në qendër të sulmit.

Megjithatë edhe pse u stërvit me skuadrën Mbappe mund të mos e fillojë ndeshjen nga minuta e parë, pasiqë francezi pati problem me lëndimin dhe nuk luajti fundjavën e kaluar në kampionat.

Si do të dukej PSG pa Mbappe.

Vendin e tij mund ta zë Draxler, kurse në rast se Maruqinhos nuk është i gatshëm për lojë atëherë në vend të tij do të luajë Thiago Silva i cili ndeshjen e parë ishte në stol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here