Kur do të zhvillohet derbi i i madh i Milanos?

Derbi i madh i Milanos, mes Interit dhe Milanit ishte parashikuar të zhvillohej të dielën e kaluar, por u anulua për shkak të vdejkes së Davide Astorit.

Të gjitha ndeshjet në Itali janë anuluar. Dje është bërë e ditur se ndeshjet do të zhvillohen me 3 dhe 4 prill, por ende nuk është bërë e ditur se kur do të luhet derbi i Milanos.

Në rast se Milan eleminohet nga Europa League derbi do të luhet me 3 ose 4 prill, kurse në rast se kualifikohet derbi do të luhet në ndonjë datë tjetër. Sipas mediave italiane ndeshja mund të zhvillohet me 25 prill nëse Milan nuk arrinë në gjysmëfinale.

Në rast se Rosonjerët arrijnë në gjysëmfinale atëherë ndeshja do të luhet me 9 maj kurse finalja e Kupës së Italisë do të zhvendoset për 25 maj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here