Sekreti i golave të Messit nga gjuajtja e lirë

Leo Messi ka shënuar golin e tij të tretë rradhazi nga gjuajtja e lirë  në ndeshjen  kundër Atleticos. 

Por goli i tij kundër Atleticos u shënua me ndihmën e bashkëlojtarëve të tij.

Kamerat pas një dite kanë zbuluar të gjithë organizimin e golit.

Pas ndërhyrjes nga Thomas, Sergio Busquets thërret Rakiticin dhe Piquen për të formuar një barierë pas murit të Atleticos duke i pamundësuar Oblakut shikimin e qartë të topit.

Momenti kur gjuajtja e Messit tejkalon murin mbrojtës, por Oblak ende nuk po e sheh topin.

Messi bëri punën e tij me ndihmën e bashkëlojtarëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here