Wenger refuzon të largohet nga Arsenali

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka thënë stafit të tij se nuk do të largohet nga Arsenali pas mbarimit të sezonit.

Sipas “Times”, francezi i ka thënë stafit të tij se është i bindur se vetëm ai mund ti zgjidh problemet aktuale në skuadër dhe në rast se kryesia dëshiron largimin e tij do të duhet ta shkarkojnë.

Verën e kaluar, Wenger vazhdoi kontratën e tij edhe për dy vite tjera me Arsenalin edhe pse tifozët kërkonin largimin e tij.

Arsenal ka humbur 6 ndeshje në 8 ndeshjet e fundit dhe është 13 pikë larg vendit të 4. Trofeu i vetëm për këtë sezonë mbetet Europa League.

Sipas “The Sun”, futbollistët e Arsenalit janë kundër Artetas si trajner i ardhshëm i Arsenalit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here