Zidane dhe Ramos: Ndeshja kundër PSG sikur finale!

Sonte do të zhvillohet ndeshja kthyese mes PSG dhe Realit në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i skuadrës së Realit, Sergio Ramos këtë ndeshje e ka përshkruar si finale.

“Nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Neymar është lojtarë i mirë, por Di Maria është lojtarë i shkëlqyeshëm. Kjo ndeshje do të jetë sikur finale, nuk guxojmë të bëjmë gabime”, ka deklaruar Ramos.

“Liga e Kampionëve është kompeticioni i ynë i preferuar. Ne e bëmë hapin e parë, por në ndeshjen sotshme duhet të jemi të vëmendshëm. Unë personalisht nuk lodhem nga fitoret. Luajmë ndeshje pas ndeshje  dhe dëshirojmë të fitojmë”.

“Duhet të jemi të përgatitur për të papriturën. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë një ndeshje të fortë për 90 minuta. Mungesa e Neymar mund të ndërrojë diçka në lojë, por jo dhe përgatitjen tonë për ndeshje”, ka deklaruar Zidane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here