Zidane: Di Maria është shumë i rrezikshëm!

Zidane beson se PSG-ja do të jetë e frikshme edhe pa Neymarin.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lavdëruar Angel di Marian para përballjes me PSG-në dhe beson se skuadra franceze do të jetë e fortë edhe pa Neymarin.

“Mungesa e Neymarit? Nuk ndryshon asgjë për ne. Do të luajë një tjetër lojtar i motivuar për të bërë ndeshje të madhe”, u shpreh Zidane.

Di Maria? Ai mund të luajë në të djathtë, në të majtë, prapa sulmuesve, në mesfushë në secilin repart – Di Maria është shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm. Por, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë dhe t’i evitojmë vështirësitë, që patjetër se do t’i kemi në një teren të vështirë”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here