Al-Khelaifi shumë i zhgënjyer nga skualifikimi!

“Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si ta përmirësojmë skuadrën. Ta fitosh Ligën e Kampionëve është proces i ngadaltë, nuk fitohet brenda natës. Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë presidenti i skuadrës franceze

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se eliminimi nga Liga e Kampionëve në fazë kaq të hershme është zhgënjim i madh.

Francezët u eliminuan nga Real Madrid që triumfoi në të dy përballjet me rezultat të përgjithshëm 2-5, duke dështuar që të lënë gjurmë në Champions League.

Milionat e investuar gjatë verës si kryen punë parisienëve që dëshpërojnë sërish, ndërsa presidenti i skuadrës bën thirrje për qetësi dhe analizë.

“Është zhgënjim i madh për Parisin, klubin, lojtarët dhe tifozët”, ka thënë Al-Khelaifi.

“Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si ta përmirësojmë skuadrën. Ta fitosh Champions Leaguen është proces i ngadaltë, nuk fitohet brenda natës. Jemi në rrugën e duhur”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here