Allegri shkel principet e tij, Juventus asnjëherë më ofanziv-Formacionet zyrtare Juventus-Tottenham

Futbollistët e Tottenham dhe Juventus sonte do të përballen në 1/16 e Ligës së Kampionëve. 

Rezultati i ndeshjes së parë 2-2 premton shumë për tifozët e futbollit, mirëpo të përzgjedhurit e Allegrit do ta kenë më të vështirë pasiqë do të duhet ta kërkojnë fitoren.

Për këtë shkak Allegri ka hequr dorë nga formacioni i tij standard dhe sonte në fushë do të hedhë një skuadër më sulmuese. Sulmi i Juventusit do të udhëhiqet nga Dybala-Higuain-Costa.

Nga ana tjetër Pochetino ka vendosur ta hedhë në fushë Son, i cili po luan shkëlqyeshëm.

Tottenham: Lloris, Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Eriksen, Alli, Son, Kane.

Juventus: Buffon, Alex Sandro, Chiellini, Benatia, Barzagli, Matuidi, Pjanić, Khedira, Costa, Dybala, Higuain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here