Aouar injoron Liverpoolin!

Performanca e Houssem Aouar tek Lyon ka tërhequr vëmendjen e Liverpool por adoleshenti ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një transferim të mundshëm.

Mesfushori 19 vjeçar është produkt i akademisë së Lyonit, akademi e cila ka nxjerrë futbollist si Karim Benzema, Alexandre Lacazette dhe Samuel Umtiti.

Liverpool mund të jetë e gatshme që ti ofrojë një kontratë talentin 19 vjeçar, por Aouar ka dëshiruar që të hedhë poshtë të gjithë zërat duke e lënë të ardhmen e tij në një pikëpyetje të madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here